Brooklyn Beckham, 26 vjeçar, thuhet se po përjeton një distancë nga familja e tij dhe ndjehet i izoluar në Los Angeles.
Tensionet në marrëdhënien mes tij dhe prindërve të famshëm, David dhe Victoria Beckham, janë përfolur prej javësh, me burimin që sugjeron se marrëdhënia nuk është më e njëjta prej muajsh.
Përplasja mes tyre thuhet se ka nisur rreth festës së 50-vjetorit të David Beckham, në maj, ku Brooklyn dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, munguan, ndryshe nga të gjithë fëmijët e tjerë të çiftit Beckham që morën pjesë.
Mes këtij ftohjeje familjare, Brooklyn ka treguar mbështetje të hapur për bashkëshorten e tij Nicola, me të cilën është martuar në vitin 2022.
Në një postim domethënës në Instagram, ai duket se ka nënkuptuar se “gjithmonë do të zgjedhë” atë.
Burimi tha më tej se kjo situatë po ndikon ndjeshëm te Brooklyn, i cili pavarësisht gjithçkaje, është i interesuar të riparojë marrëdhënien me familjen. Sipas tij, David dhe Victoria janë të dëshpëruar që gjërat të përmirësohen, por deri tani nuk ka pasur ndonjë përmirësim të dukshëm.
Me afrimin e ditëlindjes së motrës së vogël Harper, miqtë shpresojnë se Brooklyn do të bëjë një hap përpara dhe do të kontaktojë, qoftë edhe përmes një gjesti të vogël për të rifilluar komunikimin.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen së fundmi është fakti që Brooklyn nuk e ka uruar publikisht të atin për ditëlindje, nuk ka reaguar as për ditëlindjen e Victorias, Ditën e Babait, apo për lajmin e titullit “Sir” që mori David Beckham, të gjitha ngjarje që vëllezërit e motra e kanë përkujtuar publikisht.
Ndërkohë, ai publikoi një urim për babanë e gruas së tij, Nelson Peltz, duke postuar një foto me të dhe me Nicola.
“Gëzuar ditëlindjen, Nelson, të duam shumë”.
Nicola është vajza e miliarderit amerikan Nelson Peltz dhe ish-modeles Claudia Heffner Peltz, të cilët janë të martuar prej mbi 30 vitesh dhe kanë tetë fëmijë.
Në këtë klimë tensioni, mbetet për t’u parë nëse ditëlindja e Harperit do të shërbejë si një moment afrimi për familjen Beckham.