Ballina Aktualitet Situata me zjarret/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Lurë të Dibrës,...

Situata me zjarret/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Lurë të Dibrës, pritet ndërhyrja nga ajri me helikopter

11
0

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të erërave të forta, të cilat po përhapin me shpejtësi vatrat në një terren të thyer malor, duke vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen nga toka.

Një masiv pyjor në Parkun Kombëtar të Lurës, në qarkun e Dibrës, është përfshirë nga flakët këtë të martë, duke rrezikuar seriozisht zonën natyrore pranë Liqenit të Luleve.

Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, por për shkak të aksesit të kufizuar dhe natyrës së vështirë të terrenit, operacioni për shuarjen e flakëve paraqitet i vështirë. Sakaq, pritet ndërhyrje nga ajri me helikopter, për të lokalizuar dhe neutralizuar zjarrin.