Ballina Europë Tensione në çift? Brigitte “injoron” Macronin, teksa zbret nga shkallët e avionit

Tensione në çift? Brigitte “injoron” Macronin, teksa zbret nga shkallët e avionit

0
13

Një moment i sikletshëm është regjistruar gjatë mbërritjes së Presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte Macron, në Britaninë e Madhe. Teksa zbrisnin nga aeroplani, Brigitte u pa duke shmangur dorën e shtrirë të Macron, ndërsa qëndronte pas kangjellës së shkallëve. Ajo nuk reagoi menjëherë, por buzëqeshi pak më vonë kur preku tokën.

Pamjet janë komentuar gjerësisht në rrjete sociale, duke nxitur spekulime për tensione në marrëdhënien e çiftit presidencial. Më pas, Brigitte u pa në makinë duke shfletuar telefonin e saj, çka shtoi më tej dyshimet për një debat të mundshëm.

Ky episod vjen pas një videoje tjetër të publikuar më herët, ku Brigitte duket sikur e godet lehtë me shuplakë bashkëshortin gjatë një udhëtimi në Vietnam. Pavarësisht këtyre momenteve të përfolura, çifti Macron janë të martuar që nga viti 2007 dhe vazhdojnë të mohojnë çdo konflikt serioz.

Një bashkëpunëtor i presidentit francez u shpreh se bëhet fjalë vetëm për një “grindje të vogël bashkëshortore”, ndërsa nga Pallati Élysée u tha se situatat janë keqinterpretuar dhe çifti po qeshte në ato momente. Megjithatë, incidenti ka tërhequr vëmendjen mediatike dhe ka ndezur diskutime mbi marrëdhënien e tyre.