Ballina Kronika Tragjedi në Shkodër/ Kapiteni i anijes humb jetën për të shpëtuar dy...

Tragjedi në Shkodër/ Kapiteni i anijes humb jetën për të shpëtuar dy turistë nga mbytja në liqen

0
10

Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë pasdite në liqenin e Shkodrës. Rreth orës 16:32, kapiteni i anijes turistike të Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se është mbytur teksa përpiqej të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në ujë.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.