Apeli i Posaçëm prish vendimin e GJKKO, kthen në qeli Artemis Stafën.
Shkalla e dytë shtrëngoi masën e sigurisë nga “arrest ne shtëpi” në “arrest në burg”.
Stafa akuzohet nga SPAK se ka pastruar paratë e grupit kriminal të Çopjave në Elbasan.
36 vjeçari u arrestua në 27 maj në Dubai dhe u ekstradua më 11 qershor në vendin tonë për llogari të Prokurorisë së Posaçme bashkë me Dashnor Dumanin një tjetër anëtar të klanit të Franc dhe Hajdar Çopjas.