Ballina Kronika U gjet me kokë të prerë, si u zbulua vrasja e 17-vjeçares...

U gjet me kokë të prerë, si u zbulua vrasja e 17-vjeçares Aishe Vata në Durrës nga i dashuri i saj 81-vjeçar

45
0

Një nga rastet më tronditëse të krimit në Shqipëri ka qenë edhe vrasja e 17-vjeçares Aishe Vata në Xhafzotaj të Durrësit. Ajo u gjet me kokë të prerë.

Ela Zaimi, nga Instituti i Policisë Shkencore, tregoi në emisionin “Opinion” se si u zbulua ngjarja. Përveç vrasjes rezultoi se e reja ishte edhe shtatzënë.

Duke krahasuar profilet gjenetike, Policia Shkencore, arriti të identifikojë babain e fetusit, i cili rezultoi të ishte Shaban Norja.

“Pranoi fillimisht që kishte një lidhje sentimentale me viktimën”, tha Zaimi.

Por ajo që e nxorri zbuluar ishte ora që ai mbante në dorë.

“U gjet një gjurmë gjaku mes hallkave të zinxhirit të orës së autorit. Nga ajo njollë gjaku u përftua profili gjenetik i viktimës”, tha Zaimi.

Pasi pranoi krimin, Norja ka treguar rrobat që kishte përdorur atë natë.

“Teshat ishin larë. Në dukje nuk kishin asnjë gjurmë gjaku. Megjithatë u identifikuan zona ku ishte gjaku dhe falë analizës së ADN u përftua profil gjenetik i viktimës në ato tesha”, tha Zaimi.

Vrasja e Aishte Vatës tronditi publikun, jo vetëm për shkak të krimit, por edhe sepse autori ishte 81 vjeç, me të cilin ajo kishte një marrëdhënie dy vjeçare.

Norja e vrau vajzën, pasi ajo mbeti shtatzënë.