Në Theth po vijon edhe këtë të martë puna e IKMT-së për heqjen e objekteve të paligjshme të vendosura në zonë.
Në total pritet të jenë mbi 40 subjekte ku do të ndërhyhet, ndërsa aktualisht po pastrohet “Fshati Turistik” ngjitur me kishën e Thethit.
Kujtojmë që një aksion i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) nisi të hënën në Theth, ku po largohen objektet e denoncuara edhe nga kryeministri si të vendosura në paligjshmëri.
Rama po ashtu kritikoi ashpër një prokurore të Shkodrës dhe kërkoi të merren masa ndaj saj, me arsyetimin se ajo nuk kishte hapur çështje penale pas referimit të bërë nga Policia e Shtetit.