Ballina Kronika 29-vjeçari nën efektin e drogës përplas dy policë/ Efektivët përfundojnë në spital

29-vjeçari nën efektin e drogës përplas dy policë/ Efektivët përfundojnë në spital

18
0

Mësohet se në pranga ka rënë i riu me iniciale S. Xh., i cili dyshohet se teksa drejtonte mjetin në efektin e lëndëve narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë ka përplasur një automjet policie, gjatë tentativës për t’u larguar.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë, i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. Xh., 29 vjeç. Ky shtetas me automjetin që dyshohet se e drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë ka përplasur një automjet policie, gjatë tentativës për t’u larguar.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët morën asistencë mjekësore në spital. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë, i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.