Ballina Kronika Aksident me jet ski në Ksamil, 22-vjeçari francez përfundon në spital

Aksident me jet ski në Ksamil, 22-vjeçari francez përfundon në spital

18
0

Një incident detar ka ndodhur pasditen e së martës në zonën e Ksamilit, ku dy vëllezër francezë, të moshës 25 dhe 22 vjeç, janë përfshirë në një aksident me jet ski.

Sipas Policisë së Sarandës, rreth orës 17:00, të rinjtë po lundronin jashtë zonës së sigurisë kur 25-vjeçari A. I. ka humbur kontrollin e mjetit lundrues dhe është përplasur me jet skinë e vëllait të tij, I. I., 22 vjeç.

Nga përplasja, 22-vjeçari është rrëzuar në det dhe ka pësuar dëmtime, për të cilat ka marrë ndihmën e parë në vend nga Njësia Policore Detare.

Më pas ai është transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia Kufitare ka bllokuar dy mjetet lundruese për verifikim dhe priten masa administrative ndaj pronarëve të tyre për shkeljet e konstatuara.