Ballina Kronika Bie në prangat e policisë 24-vjeçari/ I vendosi zjarrin banesës së hallës

Bie në prangat e policisë 24-vjeçari/ I vendosi zjarrin banesës së hallës

17
0

Ngjarja u shënua një ditë më parë në lagjen “Partizani”. Një 24-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës pasi i vuri zjarrin shtëpisë së hallës. I riu identifikua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë. Ndërkohë si pasojë e zajrrit u shkaktuan vetëm dëme materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për djegien e një banese, nisën menjëherë veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga veprimet e shpejta hetimore rezultoi se zjarri ishte i qëllimshëm. Në vijm, shërbimet e Policisë identifikuan nga pamjet filmike të siguruara nga vendngjarja dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 08.07.2025, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, për motive të dobëta, ka ndezur qëllimisht zjarr në banesën e hallës së tij 56 vjeçe.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve zjarrfikëse, u fik zjarri nga i cili u shkaktuan vetëm dëme materiale”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.