Ballina Aktualitet Bien ndjeshëm temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

Bien ndjeshëm temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

19
0

Depërtimi i një masë ajrore të freskët dhe të lagësht me origjinë Veriore do të diktojë kushtet atmosferike në vendin tonë, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të dendura gjatë orëve të paradites.

Në zonat veriore priten edhe rrebeshe shiu. Orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, gjatë mbrëmjes pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale në Verilindje të territorit deri në 32°C pritet maksimumi në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.