Një tjetër moment pikant është shënuar gjatë darkës mbretërore në Britaninë e Madhe, teksa çifti presidencial francez Emmanuel dhe Briggite Macron ndodhen në shtitn ishullor në një vizitë tre ditore atje.
Gjatë banketit shtetëror të mbushur me yje gjat mbrëmjes së kaluar, presidenti Emmanuel Macron u fotografua teksa i shkel syrin Princeshës së Uellsit, Kate, ndërsa trokisnin gotat.
Duke bërë një hyrje glamuroze, Princi dhe Princesha e Uellsit ishin midis anëtarëve të Familjes Mbretërore Britanike të pranishëm – me Kate që dukej elegante si gjithmonë me një fustan mbrëmjeje të rrumbullakosur prej mëndafshi të kuq të errët, me detaje të mbuluara në shpinë, të dizenjuar nga Sarah Burton për Givenchy.
Ajo shfaqi Rozetën e Oficerit të Madh të Urdhrit Kombëtar të Meritës dhe – për herë të parë – Urdhrin e Familjes Mbretërore të Mbretit Charles III me Urdhrin e Elizabeth II dhe Kryqin e Madh të Urdhrit Mbretëror Viktorian, me një brez dhe yll GCVO.
Ajo e kombinoi atë me një çantë mbrëmjeje të qëndisur me motivin “Lily of the Valley” dhe zgjodhi një diademë “Lover’s Knot” – një nga të preferuarat e vjehrrës së saj të ndjerë, Princeshës Diana.
Nëna e tre fëmijëve, 43 vjeç, e cila i mbante flokët e saj ngjyrë gështenje të ulura me onde të stilit të lartë, shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Princi William, 43 vjeç, i cili ishte elegant me një smoking, të zbukuruar me një sërë urdhrash dhe medaljesh./ Daily Mail.