Ballina Aktualitet Familja mban shpresat gjallë/ Gruaja e kapitenit: Në anije ishte i vetëm,...

Familja mban shpresat gjallë/ Gruaja e kapitenit: Në anije ishte i vetëm, askush nuk e ndihmoi

0
10

Me ankth dhe shpresë, vijojnë ende kërkimet për gjetjen e kapitenit Arben Alimani i cili shpëtoi pesë turistët izraelitë që po rrezikonin mbytjen në liqenin e Shkodrës.

Gazetarja Xhoana Çallaku raporton për ABC News se vijojnë ende kërkimet për kapitenin dhe se mbi 15 mjete lundruese janë të mobilizuara në operacionet e kërkimit.

Në një bisedë jashtë kamerave që Çallaku pati me bashkëshorten e kapitenit, Najada Alimani, ajo u shpreh se lajmin e mori vesh nga një koleg i kapitenit që e telefonoi dhe tha se ka pësuar një aksident, por pa dhënë më shumë detaje.

Me mbërritjen në liqenin e Shkodrës, Najada mësoi dhe dinamikën e ngjarjes, ku shprehet se Arbeni gëzonte shëndet të plotë dhe ishte rritur në ujërat e liqenit. Kapiteni e kishte pasion dhe profesion lundrimin, ku prej një viti e gjysmë ishte punësuar si kapiten ne anijen turistike në bashkinë e Shkodrës.