Ballina Lifestyle Italia dhe Gjermania kërcënojnë me tërheqje nga Eurovisioni në rast të përjashtimit...

Italia dhe Gjermania kërcënojnë me tërheqje nga Eurovisioni në rast të përjashtimit të Izraelit

13
0

Italia dhe Gjermania, dy prej vendeve më të mëdha pjesëmarrëse në Eurovision, kanë paralajmëruar se mund të tërhiqen nga festivali nëse Izraelit i ndalohet pjesëmarrja pa një arsye të qartë ligjore.

Kjo çështje ka qenë një nga temat kryesore të diskutimit në Asamblenë e 94-të të Përgjithshme të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU), e cila është duke u zhvilluar aktualisht.

Në këtë mbledhje të rëndësishme të EBU-së, një ndër temat është ndikimi i situatave politike globale në garën muzikore. Pjesëmarrja e Izraelit ka qenë veçanërisht kontestuese gjatë dy viteve të fundit, për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe protestave të shumta që kanë pasuar praninë e tij në këtë event.

Sipas Amir Alon, ish-anëtar i delegacionit izraelit në Eurovision, transmetuesit publikë italianë dhe gjermanë kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nga gara nëse Izraeli përjashtohet pa një bazë të qartë dhe të pranueshme ligjore.

Ai ka folur për këtë çështje në një intervistë për televizionin izraelit N12Neës, duke theksuar se këto dy vende janë në mbështetje të qëndrimit të Izraelit dhe janë kundër përjashtimit të tij.

Situata ka shkaktuar ndarje të thella brenda komunitetit të Eurovisionit, ku tashmë janë krijuar dy kampe: një grup vendesh që kërkojnë përjashtimin e Izraelit dhe një tjetër që mbron të drejtën e tij për të marrë pjesë.

Italia dhe Gjermania, që janë pjesë e të ashtuquajturës “Big Five” (pesë vendet kryesore që kanë vend të garantuar në finalen e Eurovisionit), kanë bërë të qartë se nuk do të tolerojnë një vendim arbitrar kundër Izraelit.