Ballina Aktualitet Jep dorëheqjen drejtori i AMP Florian Sulejmani, nuk dihen akoma shkaqet

Jep dorëheqjen drejtori i AMP Florian Sulejmani, nuk dihen akoma shkaqet

0
6

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa nuk dihen arsyet e kërkesës së tij për t’u larguar nga detyra.

Pak javë më parë, Sulejmani u pezullua nga detyra me kërkese të Prokurorisë së Beratit, pas një hetimi të nisur për të, por çështja më pas kaloi në Tiranë dhe prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimin dhe e riktheu në detyrë.

Florian Sulejmani është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore me urdhër të Kryeministrit, në nëntor 2023, pas një gare për herë të parë me konkurs për zgjedhjen e drejtuesit, pas ndryshimeve ligjore