Ballina Politika “Kanë ndarë milionat me PS-në”/ Berisha: Filiali shqiptar i DHL-së është i...

“Kanë ndarë milionat me PS-në”/ Berisha: Filiali shqiptar i DHL-së është i korruptuar

18
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se filiali shqiptar i DHL-së është i korruptuar dhe kanë ndarë milionat me PS-në. Lideri i opozitës duke folur në konfrencë për shtyp tha se firmat janë 90 përqind firma falsifikatorësh të cilët kanë mbajtur zarfin tre javë dhe kanë bërë sikur e kanë dorëzuar.

“Firmat janë 90 përqind, siç e sheh vetë, ato vetëm firma qeniesh njerëzore nuk janë, po janë kryesisht firma falsifikatorësh, mëkatarësh, njerëz të cilët kanë mbajtur zarfin 3 javë dhe kanë bërë sikur e kanë dorëzuar. Sigurisht kjo kërkon ekspertizë të shkrimit për t’u gjetur saktësisht. Por ne e kemi problemin se aty ka një datë që nuk mund të ndryshohet, është data e dorëzimit dhe e marrjes. Ajo është me vula dhe midis datës së dorëzimit dhe marrjes, DHL si postë e shpejtë është paguar disa miliona euro, por është manipuluar, ka ndarë paratë me PS-në duke vepruar në këtë mënyrë.

Sepse nëse ti i dërgon në datën 10 dhe 9, ai mbetet pa votuar. Sepse ka një afat ligjor, jashtë të cilit votat e diasporës nuk pranoheshin. Nuk janë pranuar. Faktikisht është përdorur ky mekanizëm. Merri dhe vonoji që të mos mund të votojnë këta. Kjo është… Bëhet fjalë për mijëra e mijëra. Tani të kontrollosh 240 mijë vota, bëhet ajo, por do një punë shumë të madhe.

Ne kemi marrë një kontingjent prej 5 mijë votash. Ne më vonë mund t’i marrim të gjitha dhe t’i kontrollojmë se kjo nuk është një çështje që mbyllet sot. Jo, ky është një krim i shëmtuar. Po është filiali shqiptar i tillë se kjo është një postë me reputacion botëror. Por filiali shqiptar është një degjeneratë, i korruptuar, i PS-së, që vepron në këtë mënyrë. Kjo është e gjithë puna”, tha Berisha.