“Mos e merr veten në qafë duke shkuar në varr sepse ha plumbin në kokë” “… e di se kush jam unë, kam paguar lekët për ty, kam shkuar tek njerëz të ndryshëm për të marrë paratë, të cilët janë me rrezikshmëri të lartë dhe po nuk solle lekët unë të vras, të fus plumbin”.
Në këtë mënyrë, punonjësi i policisë Edison Pema, kërcënonte shtetasin kosovar B.S të cilit pasi i kishte dhënë një borxh prej 7 mijë eurosh në vitin 2024 në Durrës, e ka detyruar të paguante shumën prej 70 mijë eurosh.
Pema është arrestuar nga Prokuroria e Elbasanit nën dyshimet për akuzën e gjobëvënies dhe provat më të forta kundër tij janë bisedat e përgjuara me lejen e prokurorisë mes tij dhe kallëzuesit nga kosova si dhe disa automnjete të bllokuara, të cilat borxhliu ja linte peng derisa i paguante kamatat.
News24 ka mundur të sigurojë detaje të dosjes hetimore, nga ku rezilton se zanafilla e historinë nis me në maj të 2024 kur kosovari më afërsi të “Portit të Durrësit”, i ka marrë borxh Edison pemës shumën prej 7 mijë eurosh.
Një javë më vonë, kur ka shkuar për t’i kthyer paratë, ai ka refuzuar duke i thënë e duhet t’i paguante 10 mijë euro, pasi paratë i ishin dhënë si fajde dhe se interesi ishte 3 mijë euro dhe se kamatën ai duhet ta paguante te personat e tjerë ku kishte marrë lekët për t’ia dhënë atij.
Kallëzuesi ka shpjeguar se shuma u rrit fillimisht në 48 mijë euro dhe më pas në 70 mijë euro dhe për të garantuar kthimin e lekëve, u detyrua t’i linte peng automjete derisa i jepte kamatëvonesat. Më pas merrte makinat dhe i kthente.
Kallëzuesi ka pretenduar se paratë ia ka dorëzuar Edison Pemës në disa raste edhe në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, në prani të kolegëve të Policisë.
Në momentin, kur ai i ka kërkuar që t’i dorëzonte menjëherë 72 mijë euro, ai duke mos patur mundësi është detyruar të bëjë denoncimin, edhe pse ndihej i kërcënuar.
Prokuroria ka lejuar përgjimin e bisedave mes shtetasit nga Kosova dhe oficerit të policisë dhe ka ndërhyrë duke bërë aerestimin e Edison Pemës, nën dyshimet për gjobëvënie.