Ballina Sport Miqtë e prisnin për darkë por boksieri ishte i vdekur në njërën...

Miqtë e prisnin për darkë por boksieri ishte i vdekur në njërën nga dhomat e hotelit

14
0

Boksieri meksikan Pedro Antonio “Tony” Rodríguez, 37 vjeç, u gjet i vdekur në një hotel në Arizona pas meçit të tij të fundit të shtunën.

“Tony” ishte ndeshur me amerikanin Phillip Vella në Pallatin Mbretëror Amerikan në Phoenix.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, pasi bëri dush, ai u kthye në dhomën e tij të hotelit dhe po përgatitej të dilte për darkë me miqtë.

Kur nuk u paraqit në kohën e caktuar, u nis një kërkim për të, i cili kishte përfunduar tragjikisht.

Trupi i tij u gjet në një dhomë hoteli, dhe policia ka nisur hetimet.

Rodriguez ka 15 fitore gjatë karrierës së tij, shtatë prej të cilave ishin me nokaut, tre barazime dhe 26 humbje. Ai ka boksuarnë boksin profesionist që nga viti 2007.

Slloveni Tadej Pogaçar ka shënuar fitore të madhe.