Një nga lojtaret e krahut të majtë – më të mira në histori, Camilla Herrem, ka bërë të ditur opinionin se tërhiqet nga hendbolli, dhe arsyeja është se po përballet me një sëmundja zë rëndë.
Ky lajm tronditi botën e hendbollit.
38-vjeçarja norvegjeze ka luajtur për herë të fundit në fillim të prillit, dhe para një muaj ka mësuar se ka kancer në gji.
“Mora një telefonatë nga spitali të premten, më trehuan se kishin dalë rezultatet, më pyetën nëse mund të vija”, – thotë Herrem, duke shtuar se ishte në shok të plotë pasi i është treguar diagnoza.
“Jam ende në shok.
Nuk duket e vërtetë. Fola me onkologun, ai më shpjegoi se si do të duket trajtimi”, zbuloi hendbollistja norvegjeze, e cila tashmë ka marrë kimioterapinë e saj të parë.
Lojtarja legjendare e hendbollit fitoi plot 17 medalje me kombëtaren norvegjeze, 11 prej të cilave janë të arta, i jep lamtumirën ekipit kombëtar në kulmin e saj, kur fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian 2024. Ajo luajti gjithsej 332 ndeshje për Norvegjinë dhe shënoi 951 gola.