Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një 67-vjeçar, ka përplasur për vdekje 58-vjeçarin suedez i cili kishte ardhur në Shqipëri për pushime.
Mësohet se ditën e sotme Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e 67-vjeçarit banues në fshatin Zojs të Lezhës për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” .
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, P. Sh., 67 vjeç, banues në fshatin Zojs, Lezhë, pasi nga përplasja e automjetit që ai drejtonte me motomjetin me drejtues G. P., 58 vjeç, banues në Suedi, humbi jetën 58-vjeçari”, njoftoi policia.