Në një interviste për një emision televiziv, juristi Rezart Kthupi tha se aksioni i Ramës për lirimin e hapësirave publike është një propagandë, pasi ato nuk janë zënë sot.
Kthupi: Sot po përpiqet që të jepet përshtypja se ka ardhur një qeveri e re dhe do të futemi në një shtet të ri dhe do të bëhen reforma. Kjo është çështje propagande, jo qëllimi në vetvete. Në dy javët e fundit Rama ka sulmuar AKU-në që është krijuar me ligj dhe varet nga pushteti qendror dhe garanton sigurinë ushqimore.
Rama ka të drejtë ta administrojë AKU-në dhe kështu nuk thotë që kush janë shkaqet pse nuk ka funksionuar. Në fakt këto janë të dështuar. Hapësirat publike nuk u zunë dje dhe pa lejen e qeverisë. Të gjithë këto hapësira publike kontrollohen nga disa institucione, qendrore dhe vendore.