Ballina Sport Sancho gjithnjë e më pranë, kontakte dhe për Kolo Muani e Xhakën

Sancho gjithnjë e më pranë, kontakte dhe për Kolo Muani e Xhakën

18
0

Bisedimet mes Juventus dhe Manchester United për transferimin e Jadon Sancho kanë shënuar hapa të rëndësishëm përpara.

Edhe pse marrëveshja nuk është mbyllur ende, palët janë afruar ndjeshëm pas takimit të fundit. Sulmuesi anglez konsiderohet si një përforcim kyç për skemën e trajnerit Igor Tudor dhe vetë lojtari është i gatshëm të ulë ndjeshëm pagën për të respektuar kufijtë financiarë të klubit torinez.

Tani gjithçka do të varet nga marrëveshja për kartonin e lojtarit: Manchester United kërkon 30 milionë euro, ndërsa Juventus ka ofruar 20. Pritet që marrëveshja të arrihet diku në mes. Kjo për shkak se as klubi anglez dhe as vetë Sancho nuk kanë oferta të tjera konkrete në tavolinë për momentin, gjë që e bën transferimin drejt Juventusit gjithnjë e më të mundshëm.

Situata është më e komplikuar për Kolo Muani. Për të, drejtori sportiv i PSG-së, Comolli, ka ofruar një huazim me pagesë dhe një klauzolë blerjeje prej 40 milionë eurosh pas një viti. Kampionët e Evropës janë duke e konsideruar seriozisht këtë propozim.

Ndërkohë, Juventus synon të zgjidhë edhe çështjen e sulmit në tërësi, ku largimi i Dushan Vllahoviq është kthyer në prioritet. Vetëm pas kësaj, bardhezinjtë do t’i përkushtohen merkatos për mesfushën.

Një emër që pëlqehet nga Tudor është Granit Xhaka. Mesfushori, i cili ka qenë edhe në orbitën e Milanit, shihet si një profil me eksperiencë, cilësi që trajneri kroat e vlerëson shumë për mesin e fushës. Juventus pritet të bëjë një ofertë rreth 15 milionë eurosh, shifër e afërt me atë që është kërkuar më herët edhe nga Milani.