Ballina Lifestyle S’e bën “hesap” moshën, Naomi shfaqet në pasarelën e Balenciaga-s

S’e bën “hesap” moshën, Naomi shfaqet në pasarelën e Balenciaga-s

0
8

Naomi Campbell ka shkëlqyer në javën e modës në Paris.

Modelja 55-vjeçare nuk e njeh plakjen, duke u shfaqur në top formë dhe duke dëshmuar sërish se jo rëndom është ikonë e pasarelës.

Naomi u shfaq në një fustan të zi të disenjuar nga Demna, në koleksionin e tij të fundit me Balenciaga-n.

Me ecjen e saj të famshme “catwalk” dhe flokët e lëshuar mbi supe, Naomi rrëmbeu vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.