Ballina Kronika Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi...

Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën

14
0

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi I. F. dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një vajze 25-vjeçare, fqinje e tij.

Një 55-vjeçar, I. F., është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.