Ballina Europë Skandali i madh në Francë/ Zyra e Le Pen bastiset nga policia,...

Skandali i madh në Francë/ Zyra e Le Pen bastiset nga policia, hetim për mashtrim dhe pastrim parash

8
0

Policia franceze bastisi selinë e partisë së ekstremit të djathtë, Bashkjimi Kombëtar, të mërkurën, duke sekuestruar dokumente dhe të dhëna financiare.

Bastisjet u nxitën nga një hetim gjyqësor i hapur një vit më parë për një sërë akuzash, duke përfshirë mashtrim, pastrim parash dhe falsifikim.

Hetimi synon të zbulojë nëse fushata presidenciale e Le Pen për vitin 2022 dhe fushatat e partisë për Parlamentin Evropian në vitin 2024 dhe zgjedhjet parlamentare franceze në vitin 2022 u financuan nga kredi të paligjshme.

Prokurorët po shqyrtojnë gjithashtu akuzat nëse Bashkimi kombëtar ka faturuar më shumë seç duhet për shërbime ose ka faturuar për shërbime fiktive me qëllim që të rrisë artificialisht shumën e ndihmës shtetërore që i ofroher partisë për fushatat e saj zgjedhore.

Presidenti i Bashkimit Kombëtar Jordan Bardella, tha se policia sekuestroi të gjitha dosjet që lidhen me fushatat e fundit rajonale, presidenciale, legjislative dhe europiane të partisë, thënë ndryshe të gjithë aktivitetin e saj zgjedhor.

Bardella e kritikoi ashpër bastisjen, duke e cilësuar një sulm serioz ndaj pluralizmit.

Bastisja erdhi pasi Le Pen, ish-kryetarja e partisë dhe ish kandidatja për presidente, u dënua  në muajin prill për përvetësim të fondeve.

Ajo dhe 24 zyrtarë të tjerë të partisë u akuzuan se kishin përdorur para të Bashkimit Europian për të paguar stafin që punoi për partinë midis viteve 2004 dhe 2016, duke shkelur rregulloret e bllokut 27 vendesh.