Teuta në aksion. Skuadra durrsake ka zyrtarizuar gjatë ditës së sotme tri blerje, dy mbrojtësa dhe një portier. Bëhet fjalë për portierin, Gentian Selmani dhe mbrojtësit Florian Përgjoni dhe Harallamb Qaqi!
Njoftimi i klubit:
Zyrtare: Gentian Selmani firmos me KF Teutën
KF Teuta ka zyrtarizuar afrimin e portierit të njohur, Gentian Selmani. Gardiani 27-vjeçar, i cili ka spikatur ndër vite në Kategorinë Superiore dhe jashtë saj, do të mbrojë ngjyrat blu duke nisur nga sezoni i ri.
Selmani, me përvojë dhe cilësi të larta mes shtyllave, pritet të jetë një pikë e rëndësishme për skuadrën durrsake.
KF Teuta i uron mirëseardhje dhe suksese në këtë etapë të re të karrierës së tij.
Zyrtare: Florian Përgjoni bashkohet me Teutën!
Mbrojtësi lezhjan ka firmosur sot me Teutën dhe do të jetë pjesë e skuadrës blu për sezonin 2025-2026! Pergjoni vjen nga Tirana dhe është një nga emrat më të konsoliduar në futbollin shqiptar, me eksperiencë të gjatë në Kategorinë Superiore.
Luan si mbrojtës i majtë, duke sjellë fleksibilitet, siguri dhe përvojë në repartin defensiv të ekipit tonë.
Një afrim me shumë vlera për objektivat e Teutës në sezonin e ri!
Welcome Back, Harallamb Qaqi!
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi Harallamb Qaqi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.
Lojtari i është bashkuar Teutës pas një sezoni me AF Elbasanin.
Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Qaqi është bashkuar që sot me skuadrën në Durrës, ku po zhvillohen përgatitjet për sezonin e ri 2025/2026.