Ballina Rajoni Vendimi i fortë i Greqisë/ Mitsotakis ‘mbyll dyert’ për azilkërkuesit: Kushdo që...

Vendimi i fortë i Greqisë/ Mitsotakis ‘mbyll dyert’ për azilkërkuesit: Kushdo që hyn ilegalisht do arrestohet

0
13

Greqia ka njoftuar pezullimin e shqyrtimit të kërkesave për azil, fillimisht për tre muaj, për ata migrantë që mbërrijnë në Greqi nga Afrika e Veriut me anije.

Kjo u bë me dije nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Mitsotakis shtoi se situata emergjente në Kretë, ku zbarkimet janë rritur, “kërkon masa të jashtëzakonshme”. Në fjalën e tij para ligjvënësve grekë, Mitsotakis tha se ka informuar Komisionin Evropian për vendimin.

“Po pezullojmë për tre muaj përpunimin e kërkesave për azil për ata që mbërrijnë në Greqi nga Afrika e Veriut me anije”, deklaroi Mitsotakis.

Mitsotakis njoftoi gjithashtu ndërtimin e një qendre pritjeje të mbyllur dhe të përhershme në ishullin e Kretës për të menaxhuar fenomenin e migracionit në nivel lokal, sipas Protothema.

“Diskutimet tona me Libinë, si me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Libisë perëndimore ashtu edhe me atë të Libisë lindore, vazhdojnë”, shtoi kryeministri, duke shpjeguar se “forcat e armatosura greke janë të gatshme të bashkëpunojnë me autoritetet libiane për të parandaluar largimin e anijeve nga brigjet” e vendit të Afrikës së Veriut.