Modelja e njohur amerikane, Brooks Nader, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe paparacëve teksa është parë duke mbërritur në hotelin e saj në Paris – dhe këtë herë me një paraqitje edhe më provokuese se herët e tjera.
E veshur me një bluzë transparente dhe pa reçipeta, 27-vjeçarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa pamja e saj e guximshme është komentuar si një statement mode, por edhe si një lëvizje e qëllimshme për të qenë në qendër të vëmendjes gjatë Javës së Modës në Paris.
Kjo nuk është hera e parë që Brooks sfidon normat me zgjedhjet e saj të veshjes.
Ajo është bërë e njohur për stilin e saj të lirshëm, të sigurt dhe provokues, duke u kthyer në një nga figurat më të komentuara të skenës së modës dhe showbiz-it në SHBA dhe Evropë.
Ndërkohë, fansat janë të ndarë mes atyre që e përgëzojnë për vetëbesimin dhe atyre që e kritikojnë për ekspozimin e tepërt.