Ballina Rajoni ​Gogjevac: Serbia vend dhune dhe pa ndërrimin e pushtetit ( qeverisë) nuk...

​Gogjevac: Serbia vend dhune dhe pa ndërrimin e pushtetit ( qeverisë) nuk do të ketë sundim të ligjit

13
0

Nënkryetarja e Komitetit të Beogradit të Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP), Ana Gogjevac, deklaroi sot se Serbia nuk është shtet ligjor dhe se kjo e vërteton edhe raporti i Komisionit Evropian për të drejtat e njeriut, në të cilin thuhet se rënia e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad zbuloi një krizë të thellë institucionale.

“Raporti thotë gjithashtu se rënia e strehës nuk ishte thjesht një aksident – ishte provë. Provë se prokuroritë nuk po funksionojnë, se institucionet janë të bllokuara, se drejtësia është pezulluar”, tha Gogjevac në komunikatën e parties, transmeton Danas.

Ajo vlerësoi se një vend “ku oficerët e policisë i tërheqin studentet femra nga flokët, arrestojnë nxënëse të shkollave të mesme, ndalojnë mjekë sepse u ndihmojnë njerëzve në demonstrata, rrahin qytetarët, ku përdoren armët e ndaluara mbi njerëzit dhe ku ngrihen aktakuza për shkak të tviteve”, nuk është shtet ligjor.

Gogjevac shtoi se sot Serbia është një vend dhune dhe se është e qartë se pa ndërrimin e pushtetit nuk do të ketë sundim të ligjit, liri civile, luftë kundër krimit dhe korrupsionit, autonomi universitare dhe liri mediash.

“E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj spiraleje të rrezikshme dhune dhe pakuptimësie janë zgjedhjet, të cilat duhet të zhvillohen në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it, zbatimi i plotë i të cilave është e vetmja garanci se rezultatet do të pasqyrojnë vullnetin e popullit”, tha nënkryetarja e Komitetit të Beogradit të Partisë për Liri dhe Drejtësi.