Prej orëve të natës flakët e zjarrit në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut të Llogorasë janë aktivizuar dhe nga era e cila mëngjesin e sotëm ka ndryshuar drejtim veri – lindje, kjo ka sjellë që zjarri të përparoj drejt zonën me pisha të Llogorasë.
Banorët e fshatit Dukat këtë mëngjes kanë kërkuar ndërhyrje sërish nga ajri.
Kjo pasi zjarri po merr përmasa të mëdha duke djegur peme, pisha, bredha por dhe bimësi apo kafshë të egra që ndodhen në pyll.