Ballina Politika ‘Sërish për Irenën me 3 mbiemra’/ Adriana Kalaja çon dosjen e gjyqtares...

‘Sërish për Irenën me 3 mbiemra’/ Adriana Kalaja çon dosjen e gjyqtares në Ambasadën Amerikane në Tiranë

6
0

Avokatja dhe njëherësh kandidate për deputete e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Adriana Kalaja bën me dije se ka depozituar këtë të enjte dosjen e plotë, të gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Në postimin e saj në Facebook, Kalaja ka publikuar dhe dokumentet lidhur me këtë çështje dhe theksuar se ‘të gjithë dosjen në ngarkim të gjyqtares me 3 mbiemra, Irena – Maneku – Spata – Gjoka, e kam depozituar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, akredituar në Republikën e Shqipërisë’.

Postimi i plotë:

Sërish për Irenën me 3 (tre) mbiemra…..Ashtu siç Jua kam bërë me dije, sot të gjithë dosjen në ngarkim të gjyqtares me 3 mbiemra, Irena – Maneku – Spata – Gjoka, e kam depozituar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, akredituar në Republikën e Shqipërisë.

Po kështu, nisur dhe nga “vesi” që kam unë për ti shkuar gjërave deri në fund, kjo dosje do i përcillet edhe Senatit, Kongresit dhe Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amërikës.

Për të mos Ju lodhur me fakte dhe të dhëna që Ju tashmë i dini, po Ju vë në dispozicion REZYME-në që i kam drejtuar kësaj ambasade sipas fotove nga 1 në 12.

Ndërkohë që ne jemi njohur me përgjigjen nga ana e SPAK për fillimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena – Maneku – Spata – Gjoka, pyetjet legjitime që kam ngritur në këtë rezyme janë se:

1. Këtë Reformë në Drejtësi, me gjyqtarë të dënuar ka mbështetur me para, eksperiencë dhe burime njerëzorë SHBA?

2.  A mund të jetë gjyqtare, aq më shumë në një nga gjykatat më të rëndësishme në vend një shtetase e dënuar dhe që ka refuazuar e vijon ta refuzojë dënimin e saj?

3. A nuk duhet që ndaj kësaj gjyqtareje fillimisht të meren masa sigurimi si ajo e arrestit apo pezullimi nga detyra për shkak të detyrës që mban të cilat paraqesin rrezikun e:

– Fshehjes, manipulimit dhe tjetërsimit të provave;

– Intimidimit të dëshmitarëve.

Dhënia e përgjigjeve lidhur me pyetjet e mësipërme, na tregon qartazi jo vetëm dështimin e thellë të kësaj reforme, por njëkohësisht edhe uljen e ndjeshme të besimit të publikut ndaj saj, se aksesin për drejtësi e kanë humbur me kohë (mjafton të shihni numrin prej 140 mijë të dosjeve stok).

Gjithashtu, po Ju paraqes edhe një pjesë të dokumentave që kam përcjellë sot në Ambasadën e SHBA (pa përfshirë ato të vettingut pasi do jenë pjesë e një procedimi tjetër), si:

1. Kërkesë datë 16.12.2024, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.

2. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 183/3 Prot datë 19.12.2024, nga Prokuroria e Përgjithshme.

3. Kërkesë datë 17.01.2025, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme.

4. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 183/42 extra Prot datë 23.01.2025, nga Prokuroria e Përgjithshme.

5. Kërkesë datë 25.01.2025, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme.

6. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 183/44 extra Prot datë 27.01.2025, nga Prokuroria e Përgjithshme.

7. Kërkesë datë 18.02.2025, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme.

8. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 183/45 extra Prot datë 19.02.2025, nga Prokuroria e Përgjithshme.

9. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 183/47 extra Prot datë 21.02.2025, nga Prokuroria e Përgjithshme.

10. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 183/48 extra Prot datë 24.04.2025, nga Prokuroria e Përgjithshme.

11. Kërkesë datë 05.05.2025, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme.

12. Kërkesë datë 30.12.2024, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë.

13. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 2119/7 Prot datë 17.01.2025, nga Ministria e Drejtësisë.

14. Kërkesë datë 17.01.2025, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë.

15. Përgjigje kërkesës time sipas me Nr. 216/1 Prot datë 30.01.2025, nga Ministria e Drejtësisë.

16. Kërkesë datë 05.05.2025, drejtuar Inspektorit të lartë të Drejtësisë.

17. Kërkesë datë 05.05.2025, drejtuar Z. Altin Dumani me cilësinë e Komisionerit Publik.

18. Kallëzim penal datë 05.05.2025 ndaj gjyqtares Irena Gjoka etj depozituar në SPAK.

19. Kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja me të kallëzuar Kryeministri Rama etj.

20. Kërkesë datë 22.06.2025, drejtuar Z. Altin Dumani për informacion lidhur me kallëzimin e bërë nga gjyqtares Irena Gjoka etj.

21. Kthim përgjigje datë 02.07.2025 sipas shkresës Nr. 22767 Prot./(B.M) nga ana e SPAK.

22. Vendimi nr. 1937 Rregj. Them. datë 20.02.5025 i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, që ka vendosur se kompetente për hetimin dhe gjykimin e Kryeministrit etj., e ka SPAK dhe GJKKO.

 23. Vendimi nr. 171 datë 15.04.5025 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, marë nga Irena Gjoka.

24. Kthim përgjigje datë 02.07.2025 sipas shkresës Nr. 22767 Prot./(B.M) nga ana e SPAK.

25. Vendimi nr. 00-2025-845 datë 22.05.5025 i Gjykatës së Lartë që ka rrëzuar vendimin nr. 171 datë 15.04.5025 të Gjykatës Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, marë nga Irena Gjoka.

 26. Vendimi nr. 394 datë 18.06.5025 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me rrëzimin e kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

27. Vendimi penal i përkthyer në shqip nr. 1447/2005 dhënë nga Gjykata Penale e Janinës.

28. Prokurë Nr. 576 Rep dhe Nr. 156 Kol datë 31.03.2003, lëshuar para noterit Fejzo Behaj, me seli në qytetin e Fierit.

29. Vendimi administrative i përkthyer në shqip nr. 15314/2004 dhënë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Athinë.

Një gjë Ju siguroj se:

Do i shkohet deri në fund kësaj beteje, pasi qytetarët e Shqipërisë nuk e meritojnë të drejtohen dhe gjykohen nga banditë, mafiozë e kriminelë.E unë kam dhënë prova për këtë.Shihemi së shpejti…..Kush e ka rradhën?