Ballina Opinion Soji i Lenkave!

Soji i Lenkave!

7
0

Nga Irena Beqiraj 

Lenka me kecat në dy duar, deputetja Koçeku ka thënë:

“Dje në Theth u prek një plagë që po thellohej ditë për ditë dhe që lidhet me identitetin dhe estetikën tonë kulturore e natyrore. Plaga e ndërtimeve pa identitet, pa historik e pa miratim ligjor… Kryeministri @ediramaal dhe Kryetari @becibenet kanë bërë një ndërhyrje të domosdoshme në mbrojtje të fshatit Theth.”

Shoqja Lenka, që mbidhte pambuk me dy duar dikur, ka thënë:

“Ky artikull (shkrimi i Enverit) e ka goditur brinjë më brinjë Papën. Sidomos kur thuhet se Shqipëria nuk është Polonia dhe Papës së tanishëm shqiptarët ia kanë vënë kufirin te Thana, ashtu siç ia kanë vënë në kohën e Duçes e papëve të tjerë, që bekonin fashizmin e bashkëpunonin me të për të sulmuar e grabitur popujt!

Për të gjithë ‘intelektualët’ që u prekën atëherë nga Librazhdi deri Strasburg, që besojnë se të punësuarit e autoritarizmit të sotëm ndryshojnë nga ata të autoritarizmit të djeshëm, kam sërish të njëjtën thënie të vjetër për t’ju kujtuar: Fisi fis rigoni nuk bëhet lis!