Ballina Europë Të dyshuarit për kontrabandë drogë i vënë flakën jahtit të tyre në...

Të dyshuarit për kontrabandë drogë i vënë flakën jahtit të tyre në brigjet spanjolle

9
0

Kontrabandistët e drogës i vunë flakën jahtit të tyre për të shkatërruar kokainën, tregojnë pamjet dramatike të publikuara nga autoritetet spanjolle.

Në një video të publikuar nga Garda Civile, anija u kap afërsisht 50 milje larg bregdetit të Ishujve Kanarie.

Autoritetet thanë se pas zbulimit, ekuipazhi i vuri flakën anijes, duke u lënduar njëri prej tyre, i cili duhej të evakuohej nga ekipet e shpëtimit detar.

Pavarësisht zjarrit, autoritetet gjetën 25 kilogramë kokainë si dhe publikuar pamjet e këtij aksioni që ngjasonte me skenat e filmave aksion të Hollyëood-it.

Dy anëtarë të ekuipazhit, të cilët ishin shtetas francezë dhe holandezë, janë arrestuar, u tha nga Garda Civile spanjolle.