Një vendim i tillë vjen pas skandaleve me ndërtimet pa leje në Theth, ku po hiqen kabinat e vendosura për pritjen e turistëve.
Sipas burimeve është shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë Shkodër, Fatmir Lleshi dhe Shefi i Komisariatit, Nik Nikollaj.
Ndërsa mësohet se janë emëruar Gentian Berberi Drejtor i qarkut Shkodër dhe Loard Sallaku ish-shefi komisariatit numër 2 komandohet Drejtor i qarkut Kukës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda, në një konferencë për shtyp ka bërë me dije edhe detajet në lidhje me vendimin.
Ai u shpreh se është e papranueshme që strukturat përkatëse të veprojnë ndërkohë që abuzimet janë bërë “mal”, ndërsa ka paralajmëruar se personat e pezulluar, Shefi i stacionit policor Theth, drejtori i drejtorisë vendore Shkodër dhe shefi i Komisariatit Shkodër nuk do të veshin më uniformën blu.
Sipas tij, ndaj këtyre personave ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë.
“Hapësirat publike i takojnë qytetarëve
Kontrolle të përditshme për strukturat që kanë detyrë të godasin paligjshmërinë
Bashkitë dhe komunitetet i ftoj të denoncojnë në Drejtorinë e përgjithshme çdo rast abuzimi.
Shefat e Komisariateve dhe drejtuesit e strukturave që kanë përgjegjësi për territoret do të jenë personalisht përgjegjës për zaptimin e pronave publike apo çdo abuzim me mjedisin veçanërisht në zonat e mbrojtura.
E papranueshme të vihemi në lëvizje pasi abuzimi është bërë mal.
Nisur nga situata e fundit në Theth, kam urdhëruar hetim të thelluar disiplinor
Shefi i stacionit policor Theth është pezulluar menjëherë dhe ka nisur procedura disiplinore për shkelje të rëndë. Ky funksionar me mosvreprim ka zgjedhur rrugën për të mos qenë më në policinë e shtetit e për të mos veshur më uniformën blu.
Hetimi disiplinor ka nisur edhe ndaj inspektorit të zonës dhe specialistët që nuk meritojnë të jenë më pjesë e policisë.
Shkarkohet drejtori i drejtorisë vendore Shkodër dhe shefin e Komisariatit Shkodër”, tha ai.