Ballina Sport Vdekja e Diogo Jota-s, dy dëshmitarë okularë rrëzojnë versionin e Policisë

Vdekja e Diogo Jota-s, dy dëshmitarë okularë rrëzojnë versionin e Policisë

0
11

Dhimbja për vdekjen e Diogo Jota-s dhe vëllait të tij është ende e freskët dhe e madhe. Ndërkohë në Spanjë, vijojnë hetimet, por versioni i parë i Policisë, se shkak u bë shpejtësia e madhe dhe plasja e një prej gomave të Lamborghini-t, është hedhur poshtë në mënyrë kategorikë nga dy dëshmitarë okular i atij incidenti fatal. Një prej tyre ishte një shofer kamioni i cili bëri publike edhe videon kur mjeti i vëllezërve ishte i përfshirë nga flakët:

“Unë e kam ndërgjegjen e pastër. Unë e di se çfarë më panë sytë e mi. Ata më parakaluan shumë qetësisht, nuk ishin me shpejtësi. Isha unë që i dërgova videon mediave pasi po dëgjoja gjëra që nuk ishin të vërteta”, u shpreh drejtuesi i kamionit.

Të njëjtin version dha edhe dëshmitari tjetër: “Ju jap fjalën time, nuk ishin me shpejtësi. Po ecin shumë qetësisht. Unë e njoh shumë mirë atë rrugë, e bëjë çdo ditë nga e hëna në të shtunë. Pavarësisht se ajo është një rrugë e errët, unë e pashë shumë mirë markën e makinës, ngjyrën, ishte gjithçka e qartë. Më pas disa metra më tutje pashë atë që për fat të keq ndodhi”, theksoi dëshmitari i dytë.

Një tjetër kamionist i cili zbriti për të shuar flakët ishte në sinkron me dëshmitarët e tjerë, u përpoq të nxirrte nga makina dy futbollistët, por ishte e pamundur.