Ylli i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, po kalon pushimet e tij në Kinë.
Pasi shijoi Brazilin, Ibizën (Spanjë), Marbejën (Spanjë) dhe Siçilinë (Itali), ndër të tjera, ylli i ri i Barcelonës udhëtoi drejt vendit aziatik për të marrë pjesë në një aktivitet promovues, disa ditë para se të mbushë moshën madhore (14 korrik) dhe të kthehet në punë me Barcelonën të dielën e ardhshme, më 13 korrik.
Sulmuesi mori një dozë të vërtetë entuziazmi në Shangai në një aktivitet të organizuar nga “Adidas”, marka që e vesh atë. Përpara se të merrte pjesë në sfida të ndryshme dhe të merrte pjesë në një lojë të vogël me dhjetëra fëmijë, Lamine përshëndeti turmën në gjuhën lokale, duke i “çmendur” të gjithë.
MESI – Më tej, ai mbajti një konferencë për shtyp ku, sigurisht, u pyet edhe për Leo Mesin, një nga futbollistët më të mirë në histori dhe që la një gjurmë të madhe në Barcelonë. “Për mua, Mesi është lojtari më i mirë në histori. Më pëlqen gjithçka që bën, në të gjithë fushën, gjithçka në lidhje me lojën e tij. Dhe ka qenë një gjë vërtet e bukur për mua”, tha Lamin.
KËSHILLA – Disa ditë pasi rinovoi kontratën me klubin e Barcelonës deri në vitin 2027, “FootTruckTV” ka transmetuar një intervistë me Vojçek Sheznin, në të cilën fragmentet e para flasin për perlën e Barçës, Lamin Jamal. “E dini çfarë mendoj unë? Secili ka rrugën e vet. Dhe deri më sot, nuk shoh ndonjë shenjë paralajmëruese. Mendoj se qëndrimi i tij ndaj futbollit, ndaj jetës, është ajo që e bën atë lojtarin që është. Nuk mund ta ndryshosh vërtet personalitetin e dikujt.
Mendoj se me personalitete të tilla nuk duhet t’i frenojmë shumë.
Duhet t’i lëmë të shijojnë futbollin, sepse ky gëzim frymëzon miliona njerëz në mbarë botën. Mendoj se ky është më shumë roli i rrethit të Lamines sesa i vetë Lamines. Ai është vetëm 17 vjeç. Ai ka të drejtë, ndoshta edhe detyrim, të bëjë disa gabime rinore. Le të shpresojmë që nëse i bën, ato nuk do të kenë pasoja serioze. Por, mjedisi i tij, pa dyshim, do të jetë i rëndësishëm për të”, komentoi polaku.