Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe me toka djerrë dhe shkurre në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit” në Lushnje, i ndihmuar nga erërat e forta.
Flakët kanë djegur edhe një parcelë me ullinj, me sipërfaqe rreth 4 dynymë.
Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse nga Lushnja, ndërsa banorët e zonës janë përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit, duke ndihmuar me pompa uji për të mbushur zjarrfikëset dhe për të hedhur ujë mbi flakët.
Zjarri ka përparuar në drejtim të banesave të fshatit Krutje e Poshtme, që ndodhen shumë pranë vatrës, por aktualisht po bëhet gjithçka për të parandaluar përhapjen e tij.