Ballina Kulturë Arsyeja se pse Henry Cavill u largua nga roli i Superman-it

Arsyeja se pse Henry Cavill u largua nga roli i Superman-it

16
0

Pas më shumë se një dekade, “Superman” kthehet në ekranin e madh, këtë herë me aktorin David Corenswet në rolin kryesor.

Filmi i ri titullohet thjesht “Superman” dhe është pritur shumë mirë nga publiku dhe kritikët.

Ai ka arritur një vlerësim prej 83 për qind në Rotten Tomatoes dhe një rekord prej 96 për qind nga audienca, ndërsa pritet të sjellë mbi 200 milionë euro vetëm gjatë fundjavës së hapjes.

Ky sukses ka ngjallur sërish debatin mes fansave: pse nuk u rikthye Henry Cavill në rolin e Supermanit, sidomos pasi në vitin 2022 kishte njoftuar publikisht se do të rikthehej.

Mirëpo, vetëm dy muaj më vonë, gjithçka ndryshoi. James Gunn dhe Peter Safran u emëruan drejtues të rinj të DC Studios dhe vendosën të ndërtonin një drejtim të ri për universin kinematografik të DC – që do të thoshte edhe largimin përfundimtar të Cavill nga roli i Supermanit.

Megjithëse filmat ku Cavill luajti si “Man of Steel” dhe “Batman v Superman”, kishin fitime të mëdha në arkë, ata nuk arritën të fitonin zemrat e kritikëve dhe mbetën të ndarë edhe në mesin e fansave.

Pra, edhe pse Cavill ishte i dashur për shumë fansa dhe përfaqëson një periudhë të rëndësishme të DC Universe, versioni i tij nuk përputhej me vizionin e ri të James Gunn, i cili synon të ndërtojë një fillim të freskët për DC, me një Superman më të lehtë, më shpresëdhënës dhe më afër versionit klasik të këtij heroi.