Ballina Editorial Askush nuk do t’i shpëtojë dot SPAK-ut!

Askush nuk do t’i shpëtojë dot SPAK-ut!

0
18

SPAK është sëmundje e butë për të korruptuarit e lartë dhe hajdutët e qeverive shqiptare. Kurse për politikën amerikane është një sukses ndërkombëtar; sepse skema a-shqiptare anti-korruosion mendohet se do të përdoret dhe për disa vende me korrupsion të lartë sikurse edhe Shqipëria.
Dhe sot në Ballkan kanë dy shtete shqiptare: Shqipëria dhe Kosova.
Kurse Shqipëria ka hyrë me sukses në luftën e saj antikorrupsion.
I.
Gjykata dhe prokuroria e posaçme është krijimi i ri amerikan për të luftuar korrusionin në Shqipëri.
Të korruptuarit në Shqipëri sot, janë antiamerikanë; thonë ekspertët e kriminalogjisë amerikane.
Dhe shenjat janë që korrupsioni aktual në Shqipëri nuk do të ketë shpëtim; sepse krerët e korrupsionit të lartë shqiptar ekspertiza e shërbimit amerikan i konsideron si të lidhur me Rusinë.
Ja, kjo është aksioma e kohës sonë: korrupsioni i lartë shtetëror e ka shpresën te Rusia.
Dhe koha po ecën me këtë sëmundje të butë që askush nuk e kupton.
Por në Shqipëri më i trembur duket Saliu; sepse ka rënë në patologji për goditjen e SPAK- ut; dhe në çdo çast flet me shqetësim kundlr SPAK – ut.
.
Frika për hajdutin nuk është frikë, por janë shqetësimet e hajdutit që ngjajnë me frikën.
Dhe hajduti, so rregull, luan me të gjitha mjetet për të shpëtuar paranë e vjedhur, dhe këtu, me këtë rrugë ai futet edhe në krime të tjera.
II.
Por duhet ta dimë se vjedhja në Shqipëri ka qenë fenomen që vjen në fakt që nga arkaizmi shqiptar i mesjetës, kur të gjithë shqiptarët kanë qenë të kërcënuar për zhdukjen e tyre nga sllavët. Dhe ky lloj kërcënimi po vijon.
Por në këto çaste historike Serbia që dihet se është armiku lakmitar i shqiptarisë, nuk ka më forcë kundër shqiptarëve, sepse Shqipëria është në NATO kurse Kosova mbrohet me trupa të ushtrisë amerikane.
Por ekzistenca e dy shteteve shqiptare në Gadishullin Ilirik nuk do pranohet kurrë nga Serbia; ndërsa në funksion të historisë moderne kjo sigurisht që ështl marrëzia serbe e kësaj kohe.
Por na duhet të theksojmë se Serbia qëkurse është formuar si shtet gjithmonë ka ecur mes marrëzisë antishqiptare.
Por për ne shqiptarët kjo nuk përbën më shqetësim dhe pse i gjithë shpenzimi për ushtrinë e saj në Serbi vjen si pasojë e patologjisë serbe antishqiptare, sepse dihet që serbët në dy shekuj rresht janë shtrirë plotësisht me pushtimet e tokave shqiptare.
Por asgjë nuk na bëjnë dot sot serbët me dy shtete shqiptare; kurse teoricienët nacionalistë të Serbisë me histeri thonë se ekzistenca e shtetit të Kosovës është rreziku i shkatërrimit historik të Serbisë.
Por politika amerikane ua ka thënë troç dhe hapur se dy milionë shqiptarët e Kosovës janë autoktonë historikë në trojet e tyre.
Dhe këtu merr fund gjithçka sipas së vërtetës:
Historia aktuale është me shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre historike sipas vijës së historisë tremijë-vjeçar: Iliri, Arbëri, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Çamëri.
Dhe kjo histori po vijon të ecë dhe do të ecë gjithmonë në favor të shqiptarisë.