Ballina Aktualitet Çfarë ndodhi?/ SPAK tërhiqet nga shkarkimi i prokurores së njohur (Emri)

Çfarë ndodhi?/ SPAK tërhiqet nga shkarkimi i prokurores së njohur (Emri)

0
12

SPAK u tërhoq të premten nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti, ankimi për të cilën ishte bërë kryesisht mbi dyshimet për pasurinë e bashkëshortit para martese.

Në seancë Adnan Xholi që përfaqësoi SPAK la të kuptohej se ishte bindur nga provat e sjellë prej prokurores dhe se kërkonte lënien në fuqi të vendimit të KPK për të. Hamiti po ashtu kërkoi lënien në fuqi të vendimmarrjes së KPK për të, duke arsyetuar se pasuria e saj dhe e bashkëshortit vinte nga burime të ligjshme.

Prokurorja e Tiranës, Armida Hamiti (Moçka), u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 21 dhjetor 2022, pasi u aplikua parimi i proporcionalitetit lidhur me gjetjet në kriterin e pasurisë, duke konkluduar se ajo kishte arritur nivel të besueshëm në këtë kriter rivlerësimi. Por ky vendim i Komisionit u ankimua nga atëherë Komisioneri Publik, në shkurt 2023. Komisioneri këmbënguli në ankim se problemet e gjetura në kriterin e pasurisë duhej të sillnin shkarkimin e prokurores.

Trupa e kryesuar nga Rezarta Schuetz dhe me anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi tha se do të njoftonte vendimin në datë 17 korrik./ Reporter