Ballina Lifestyle Chris Brown mohon akuzat e mëtejshme për sulmin e dyshuar me shishe...

Chris Brown mohon akuzat e mëtejshme për sulmin e dyshuar me shishe në një klub privat në Mayfair

10
0

Chris Brown është paraqitur sërish në gjykatë në Londër, ku mohoi një tjetër akuzë për sulm të ndodhur në një klub nate në Mayfair në shkurt të vitit 2023.

Këngëtari 36-vjeçar dyshohet se ka sulmuar producentin Abraham Diaw me një shishe tekile dhe ka përdorur dhunë fizike ndaj tij.

Në seancën dëgjimore të mbajtur në Southwark Crown Court, Brown deklaroi pafajësinë për posedimin e një arme sulmuese dhe përpjekjen për të shkaktuar lëndime të rënda trupore, shkruan DailyMail.

Ai ndodhet nën lirimin me kusht, pasi ka paguar një garanci prej 5 milionë paundësh (afërsisht 5.9 milionë euro) dhe është i detyruar të dorëzojë pasaportën dhe të mos largohet nga Anglia e Uellsi.

Brown, së bashku me të pandehurin tjetër Omololu Akinlolu, përballet me një gjyq njëjavor që pritet të nisë më 26 tetor 2026.

Pavarësisht procesit ligjor, artisti vazhdon aktivitetin e tij muzikor, duke mbajtur koncerte në kuadër të turneut të 20-vjetorit të karrierës.