Ballina Politika Daja i tij kërkoi mandatin e Lapajt! Shabani letër KQZ-së: Njihni dorëheqjet...

Daja i tij kërkoi mandatin e Lapajt! Shabani letër KQZ-së: Njihni dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur

0
14

Një “komedi” ishte ajo që ka ndodhur së fundmi brenda koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet”.

Endri Shabani ka reaguar pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga kandidati Zeqir Kordhoni, i afërm i tij, i cili ngriti pikëpyetje mbi mundësinë që ai të përfitonte mandatin që i takon Adriatik Lapajt, kandidatit më të votuar. Kordhoni kishte firmosur dorëhreqjen, por se një ditë më parë ka deklaruar se nuk ishte i sigurt, se kishte firmosur shumë dokumente dhe “nuk e kishte të qartë nëse kishte firmosur edhe mospranimin e mandatit të deputetit”.

Duket se Shabani tashmë është marrë vesh me dajën e tij dhe i bën thirrje KQZ-së të njohë rezultatin e zgjedhjeve.

Letra e Endri Shabanit dërguar KQZ-së:

Datë: 11 Korrik 2025 Lënda: Kërkesë për njohjen e dorëheqjeve të dorëzuara në 11 Maj 2025 Drejtuar: Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kryetarit Ilirjan Celibashi I nderuar Z. Komisioner, Në emër të Partisë Nisma Thurje dhe Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, ju drejtohem për të kërkuar zyrtarisht që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë sa më shpejtë rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 dhe të shpërndajë mandatet sipas vullnetit të zgjedhësve. Kanë kaluar dy muaj nga dita e zgjedhjeve dhe këto vonesa po krijojnë hapësira për lojra politike, të cilat po delegjitimojnë procesin duke u kthyer në telenovelat e verës. Gjithashtu, kërkoj që KQZ-ja të njohë vullnetin e zgjedhësve të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, ku mbi 54,000 vota u dhanë drejtpërdrejt për kandidatët e listës sonë të hapur. Këto nuk janë thjesht shifra, por një shprehje e qartë e vullnetit të qytetarëve për të zgjedhur direkt përfaqësuesit e tyre në parlament. Më lejoni t’ju rikujtoj se ky garim me lista të hapura, erdhi në kushtet kur partitë e vjetra u bënë bashkë për të na imponuar një kod zgjedhor anti-demokratik.