Sekretari i Thesarit Scott Bessant tha në Sun Valley se presidenti amerikan Donald Trump ndan një tipar personaliteti me ish-punëdhënësin e tij, investitorin e njohur dhe njëkohësisht miliarderin George Soros: të dy janë të paduruar kur punojnë për marrëveshje me risk të lartë.
Bessent foli të mërkurën në konferencën vjetore të Allen & Co.— e njohur si “kampi veror i miliarderëve” në Sun Valley, Idaho.
I pyetur nga moderatori që të krahasonte punëdhënësit e tij aktualë me ata të mëparshëm, Bessent tha se Trump dhe Soros janë të ngjashëm në temperament, kërkesa dhe padurim.
Sekretari i Thesarit u përgjigj duke e këshilluar Trumpin të jetë i duruar, ndërsa ata përpunojnë njoftimet tregtare, thanë të pranishmit, raportoi Bloomberg.
Trump identifikon problemet dhe gjen zgjidhje
Bessent pranoi aftësinë unike të Trump për të identifikuar problemet dhe për të gjetur zgjidhje, por tha se ai ndonjëherë mund të jetë i paduruar kur bëhet fjalë për zbatimin e tyre, shtuan pjesëmarrësit.
Bessent, duke iu përgjigjur pyetjeve nga audienca, minimizoi ndikimin e tarifave në inflacion dhe parashikoi dy ulje të normave të interesit këtë vit, duke shtuar se kostot e huamarrjes afatgjata ka të ngjarë të jenë në përputhje me nivelet para pandemisë.
Përpara se të bëhej këshilltari më i lartë ekonomik i Trump, Bessant punoi dy herë në Soros Fund Management, ku shërbeu si drejtor investimesh përpara se të largohej për të filluar fondin e tij spekulativ.
Bessant gjithashtu sulmoi ish-këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë dhe drejtorin ekzekutiv të Teslës, Elon Musk , me të cilin thuhet se pati një përplasje.
Kur u pyet për themelimin e një partie politike nga Musk, Bessett u përgjigj: “Cila parti?”.
Më pas ai tha me nota humori se Musk ndoshta mund të fitonte vota në Mars, duke iu referuar ambicieve të njeriut më të pasur në botë, për të transportuar njerëzimin në planet me përparimin e kompanisë së tij hapësinore, SpaceX.