Ballina Lifestyle Justin Bieber flet për krizën me Hailey-n në albumin e ri: “Më...

Justin Bieber flet për krizën me Hailey-n në albumin e ri: “Më do apo jo?”

6
0

Justin Bieber i është përgjigjur hapur zërave për krizën martesore me Hailey Bieber, përmes albumit të tij “Swag”, që përmban 21 këngë të reja.

Në këngën “Walking Away”, fansat u ndalën menjëherë, duke e cilësuar si një “bombë emocionale”. Në tekst, këngëtari flet për ndjesinë e të qenit i pambrojtur, ndërsa partnerja e tij “hedh gurë pas shpine”. Ai vazhdon:

“Zemër, më mirë ndalemi para se të themi gjëra të rënda,
kemi testuar durimin tonë,
ndoshta duhet të marrim një hap prapa…
por unë nuk po iki.
Ti je diamanti im,
të dhashë një unazë, të premtova se do ndryshoja.
Janë thjesht dhimbje rritjeje,
por unë nuk po iki.”

Në një tjetër këngë të albumit, “Daisies”, Bieber përshkruan një moment pasigurie:

“Hedh lule si ‘më do apo jo?’
Koka më rrotullohet dhe s’e di kur të ndalet.
The ‘përgjithmonë’, por a e kishe seriozisht?
Dhe nëse nuk është kjo ajo që do, e kuptoj…
Merre kohën që të duhet.
E dashur, unë të kuptoj, të kuptoj, të kuptoj.”

Në këngën “Go Baby”, ai i përkushtohet drejtpërdrejt bashkëshortes së tij, duke e quajtur “ikonike” dhe duke përmendur me butësi detaje të saj si “kasa e telefonit me lipgloss brenda”.

“Kur dielli kthehet në hije dhe çdo gjë bëhet e vështirë,
si uji për një lule, e di që ndonjëherë ke nevojë për shi.
Nuk ka nevojë të bësh sikur je mirë,
qaj mbi supin tim, qëndro pranë meje.”

Albumi “Swag” erdhi si surprizë pas muajsh zërash për ndarje, varësi të mundshme të Justin-it dhe probleme financiare. Pavarësisht gjithçkaje, çifti është shfaqur publikisht më i bashkuar se kurrë, duke përfshirë edhe foto familjare me djalin e tyre të vogël, Jack, 10 muajsh.

Justin dhe Hailey janë bashkë që prej vitit 2016, kurorëzuan lidhjen në martesë në shtator 2018 dhe e rinovuan betimin e tyre gjashtë vite më vonë. Së fundmi, ata po promovojnë së bashku albumin më të ri me energji pozitive dhe përkushtim publik ndaj njëri-tjetrit.