Ballina Europë Kaja Kallas: BE-ja dhe Izraeli bien dakord të zgjerojnë aksesin humanitar në...

Kaja Kallas: BE-ja dhe Izraeli bien dakord të zgjerojnë aksesin humanitar në Gaza

0
17

Izraeli ka marrë vendime të rëndësishme për të përmirësuar situatën humanitare në Rripin e Gazës pas një dialogu konstruktiv me Bashkimin Evropian, shkroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, në X.

“Sot, arritëm një marrëveshje me Izraelin për të zgjeruar aksesin humanitar në Gaza. Kjo marrëveshje do të thotë hapje e më shumë kalimeve kufitare, hyrje e kamionëve me ndihma dhe ushqime në Gaza, riparim i infrastrukturës jetësore dhe mbrojtje e punonjësve të ndihmës. Ne mbështetemi te Izraeli për të zbatuar çdo masë të rënë dakord”, shkroi ajo.

Sipas një deklarate të BE-së, Bashkimi Evropian dhe Izraeli kanë arritur një marrëveshje për të siguruar që ndihma humanitare në shkallë të gjerë të shkojë direkt tek populli i Gazës dhe të mos përfundojë në duart e Hamasit.

Përveç kësaj, Izraeli ka rënë dakord të rifillojë furnizimet me karburant për agjencitë e ndihmës, të sigurojë sigurinë e punonjësve të ndihmës dhe të lehtësojë riparimet në infrastrukturën kritike, duke përfshirë rivendosjen e energjisë elektrike në impiantet e shkripëzimit.

BE-ja ka shprehur gatishmërinë e saj për të koordinuar këto hapa me agjencitë e OKB-së dhe organizatat humanitare në terren dhe ka përsëritur thirrjen e saj për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe ka mbështetur përpjekjet e ndërmjetësimit nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara.