Ballina Lifestyle Kim Kardashian bëhet virale për ecjen në pasarelë në Paris, duket sikur...

Kim Kardashian bëhet virale për ecjen në pasarelë në Paris, duket sikur e dehur

18
0

Kim Kardashian është vënë sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për ndonjë veshje ikonike apo sukses të ri në biznes, por për ecjen e saj në pasarelën e Balenciaga-s gjatë Javës së Modës në Paris.

44-vjeçarja u shfaq me një fustan elegant krem, të kombinuar me një pallto të lehtë dhe bizhuteri glamuroze, teksa parakalonte për shfaqjen e fundit të shtëpisë së famshme të modës nën drejtimin e dizajnerit prestigjioz Demna Gvasalia.

Flokët i kishte të stiluar në onde, ndërsa grimi i theksuar me nuanca të errëta theksonte ‘look’-un dramatik.

Por pavarësisht paraqitjes vizuale, reagimet e ndjekësve në rrjete sociale ishin të përziera, madje shumë prej tyre e quajtën ecjen e Kim në pasarelë si “të çuditshme”, “të pavend”, madje disa e krahasuan me “një fëmijë të lodhur” apo dikë që ecën “i dehur”.

“Nuk ka dyshim që Kim është shumë e bukur, por nuk është një modele pasarele. Vetëm sepse mundesh… e dini pjesën tjetër”.

Një koment tjetër ironik shkruante: “Ajo s’është aspak modele. Përpjekje, ama”.

Megjithëse Kim është një ikonë e stilit dhe një figurë me influencë të jashtëzakonshme në modë dhe biznes, kjo dalje e saj në pasarelë duket se nuk i ka bindur plotësisht fansat.