Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kjo për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, që do të mbahet sot në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoçarin.
Përmes njoftimit të lëshuar për media, bëhet e ditur se Kurti do të udhëheqë delegacionin e Kosovës të përbërë nga zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministrja e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, e cila vjen nga radhët e komunitetit boshnjak në Kosovë.
Vitin e kaluar, Qeveria tashmë në detyrë, datën 11 korrik e patë shpallur ditë përkujtimore për gjenocidin e Srebrenicës.