Ballina Aktualitet Prishja e ndërtimeve pa leje, socialistët nisin sulmet ndaj Veliajt: Kur kryetari...

Prishja e ndërtimeve pa leje, socialistët nisin sulmet ndaj Veliajt: Kur kryetari i bashkisë nuk reagon, atëherë…

0
16

Qeveria ka intensifikuar fushatën kundër ndërtimeve të paligjshme, një aksion që vjen pas viteve të neglizhencës dhe mungesës së ndërhyrjes institucionale. Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Silda Anagnosti Çepe, ka reaguar për këtë situatë, duke vënë në dukje dështimin e organeve të drejtësisë dhe të pushtetit vendor në frenimin e ndërtimit pa leje.

E ftuar në një emision televiziv, Anagnosti tha se mungesa e veprimeve nga prokuroria dhe institucionet përgjegjëse ka krijuar një klimë normalizimi të paligjshmërisë. Sipas saj, qytetarët duhet të jenë më të ndërgjegjshëm dhe aktivë në denoncimin e rasteve, ndërkohë që shteti duhet të mbajë përgjegjësi për pasojat e tolerancës së gjatë.

Ajo përmendi edhe ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili së fundmi ka kërkuar shkarkimin e disa administratorëve vendorë për mosveprim, veçanërisht në qytete si Tirana, ku lirimi i hapësirave publike ka qenë një ndër prioritetet e qeverisë.

Silda Anagnosti Çepe, anëtare e Këshillit Bashkiak: Një prokurore atje nuk ka marrë veprime për ndërtimet pa leje. Në momentin që drejtësia nuk vepron, do krijohen trazira të tilla. Ata mendojnë se kjo është normale dhe mund të bësh çfarë të duash. Paligjshmëria ka nisur që me ndërtimet pa leje. Përgjegjësia është e çdo organi, që nuk ka marrë masa, për këto ndërtime pa leje. Ka pasur shkarkime edhe ndaj drejtorëve në Shkodër. Njerëzit duhet të jetë edhe vetë aktivë e të denoncojnë rastet.

Drejtësia nuk ka përse të tolerojë, vetëm pse shkojnë turistë atje. Rama ka sugjeruar shkarkimin e administratorëve. Secili duhet të shkundet në punën që bën, disa bashki sa duket nuk e kanë bërë si duhet punën dhe shefi i qeverisë e ka detyrë që të “shkundë” këto bashki, që të bëjnë punën siç duhet. Kur kryetari i bashkisë nuk reagon, atëherë këtë e bën kryeministri.