Ne sheshin Xhorxh W Bush të Fushe Krujës, profesor Pëllumb Pelinçi është pritur nga banorë të këtij qyteti. Për Shqiptaro amerikanin Pelinçi është hera e parë që organizon një takim të tillë me komunitetin, ndaj ai ka zgjedhur pikërisht Fushë Krujën ku në vitin 2007 prsidenti i athershëm Xhorxh Bush është pritur si asnjëherë më parë, ndërsa në sheshin e qytetit është vendosur shtatorja e tij.
Pas mbërritjes së profesor Pelinçit janë ekezkutuar himni Kombëtar i Shqipërisë dhe atij amerikan, ndërsa të pranishmin mbanin në duar flamujt e dy vendeve.
Në fjalën e hapjes Kadri Voga me cilësinë e kreut të degës se Partisë ” Shpresa Denokrate”, ka theksuar domosdoshmërinë e rrëzimit të pushtetit aktual nga qeverisja e keqe e saj. Kruja qyeti me shumë histori dhe traditë është harruar nga dy partitë e mëdha. Problemet ekonomike të qytetarëve krutanë janë të prekshme, ndaj kërkohet mbështetja e madhe për ndyshim, dhe kjo vjen me iniciativën dhe platformën që ka projektuar profesor Pëllunb Pelinçi, për një qeverisje në shërbim të komunitetit.
Më pas në takim kanë folur profesor Pelinçi duke theksuar faktin e përfaqësimit të tij në disa qytete të vendit.
Ai ka cituar se kjo qeverisje po rëndon thellë krizën e nivelin të mirëqenjes. Korrupsioni në administrata, pagat e ulta të pensionistëve, mungesa e shërbimeve publike, krimi, dhe droga po tregojnë se qeverisja në vendin tonë ka rënë. Ai citoj se në vendi për një afat kohor të shkurtër do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë në dorë projektin e rindërtimit të vendit, pastrimit të administratës dhe dërgimin para drejtësisë të një sërë drejtuesish të rëndësishëm.
Ai premtoj një Kushtetutë amerikane për nxjerrjen e vendit tonë nga kthetrat e keqqeverisjes prej 34 viteve.
Ballina Aktualitet Profesor Pëllumb Pelinçi ne Fushë Krujë: Kushtetutë amerikane për nxjerrjen e vendit...