Ballina Opinion Pse 30 këshilltarë janë pak për një drejtor ujësjellësi?

Pse 30 këshilltarë janë pak për një drejtor ujësjellësi?

33
0

Nga Lutfi Dervishi

Këshilltar për burimin e ujit, që të ruajmë origjinën shqiptare të ujit

Këshilltar për basenin e ujit.

Këshilltar për klorifikimin.

Këshilltar për tubat kryesorë.

Këshilltar për tubat dytësorë.

Këshilltar për tubat e gizës, respektimi i traditës.

Këshilltar për tubat plastike.

Këshilltar për tubat e zinj, sepse çdo sistem ka një anë të errët.

Këshilltar për tubat jeshilë, për qasje ekologjike.

Këshilltar për sahatët matës.

Këshilltar për ujin që faturohet dhe që nuk faturohet.

Këshilltar për printimin e faturave.

Këshilltar për temperaturën e ujit.

Këshilltar për ujin në dimër.

Këshilltar për ujin në verë.

Këshilltar për ujin në pranverë.

Këshilltar për ujin në vjeshtë.

Këshilltar për ujin që derdhet.

Këshilltar për ujin që vjen me orar.

Këshilltar për ujin që s’vjen.

Këshilltar për ujin e pastër.

Këshilltar për ujin e ndotur.

Këshilltar për analizat e ujit.

Këshilltar për ujin e Selitës.

Këshilltar për ujin e Bovillës.

Këshilltar për saraçineskat e mëdha.

Këshilltar për saraçineskat e mesme.

Këshilltar për saraçineskat e vogla.

Këshilltar për ujin pa gaz.

Këshilltar për ujin me gaz.

Këshilltar për ujërat e turbullta të drejtimit.